Kryesore » 2011 » Qershor » 8 » Epidemia e Fruthit do të izolohet gjatë stinës së verës
3:01 PM
Epidemia e Fruthit do të izolohet gjatë stinës së verës
Numri i të sëmurëve nga fruthi në Tetovë regjistrohet të jetë 39, edhe pse gjatë dy javëve të fundit autoritetet shëndetësore të këtij qyteti thonë se nuk është shënuar asnjë rast i ri. Drejtuesja e qendrës për shëndet publik shprehet se sezoni i fruthit është drejt fundit, por qytetarët nuk duhet të lënë pas dore vaksinimin, pasi faza e re e kësaj epidemie ka gjasa të fillojë në vjeshtë.
"Nga fillimi i paraqitjes së sëmundjes deri në ditën e sotme, janë paraqitur 39 të sëmurë nga fruthi. Kjo sëmundje ka karakter sezonal dhe paraqitet sërish në sezonin vjeshtë-dimër dhe dimër pranverë. Në verë presim që numri i të sëmurëve të zvogëlohet” , deklaroi Suzana Subashiç, epidemiologe.
Në Tetovë ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të vaksinohen, pasi kjo është masa e vetme parandaluese e kësaj sëmundje.
"Siç edhe kemi kërkuar më herët përmes medias suaj, vaksinimi duhet të kryhet, sidomos nga personat nga 19 deri në 49 vjeç, por me kontroll paraprak të statusit vaksinor. Personat që kanë marrë një doze, të marrin edhe një që ta kompletojnë mbrojtjen e imunitetit. Ata që nuk kanë marrë asnjë dozë, patjetër t’i marrin të dyja”, tha Suzana Subashiç, epidemiologe.
Epidemiologia Subashiç u bën apel qytetarëve që të mos e lënë pas dore vaksinimin, pasi vatrat e kësaj epidemie nuk janë zhdukur. Me ardhjen e sezonit të vjeshtës, kjo epidemi do të rikthehet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus