Kryesore » 2011 » Gusht » 24 » Ekstazisi të përdoret në mjekimin e leukemisë
11:28 PM
Ekstazisi të përdoret në mjekimin e leukemisë
Droga e njohur e klubeve, ‘ecstasy’, në të ardhmen mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit të gjakut- leukemisë, limfomave dhe mielomës.Hulumtimet kanë treguar se qelizat e gjakut reagojnë ndaj disa substancave psikotrope. Kjo do të thotë se versioni i modifikuar i amfetaminës, i njohur si MDMA në qarqet shkencore, mund të forcojë për 100 herë efektin e barnave që të shkatërrojnë qelizat kanceroze.Ekspertët nga Universiteti i Birminghamit thonë se ata nuk duan t’u japin shpresa të rrejshme të sëmurëve, porse rezultatet janë potenciale që në vitet e ardhshme të shtohen gjasat për mjekim nga ndonjë formë e kacerit të gjakut.Sipas tyre, ekziston shpresë edhe për pacientët me format më agresive të kancerit. "Disa forma të limfomës është vështirë të mjekohen dhe për këtë arsye kemi shumë nevojë për barna jotoksikë të cilët janë të efektshme dhe kanë pak efekte anësore”, shtojnë shkencëtarët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus