Duhanpirja, shqetësim tek adoleshentët - 21 May 2011 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2011 » Maj » 21 » Duhanpirja, shqetësim tek adoleshentët
2:02 PM
Duhanpirja, shqetësim tek adoleshentët
E nisin duhanin mes shokësh dhe kjo që të duken më të mëdhenj e të pjekur, por ndonjëherë edhe si shenjë revolte ndaj të tjerëve më të medhenj se ata si mësues, prindër. "E nisëm duhanin mes shokësh, ndërsa tani vazhdoj ta pij rregullisht", thotë Gledi, një djalë 18 vjeçar nga Tirana. Në shoqërinë e tij pothuajse të gjithë pijnë duhan, na tregon ai. E teksa e pyes nëse është i vetëdijshëm për dëmet nga duhani, Gledi përgjigjet se ka dëgjuar shumë për to, por "ka rreziqe edhe më të mëdha sesa duhani".

Të rinjtë dhe adoleshentët mendojnë se "duhani është më pak i dëmshëm se veset e tjerë. Një paketë cigare nuk sjell ndonjë dëm të madh".

Nisur nga kjo, specialistët e shëndetit publik sqarojnë se "të rinjtë nuk e kanë të qartë sesa do të ‘harxhonin’, duke blerë për ditë nga 1 ose 2 paketa". "Shpesh fëmijët imitojnë të rriturit, duke filluar sidomos në vitet e para të adoleshencës (12 deri në 13 vjeç) të pijnë duhan dhe kjo sepse në këtë moshë ata nuk janë as të informuar dhe as në gjendje të imagjinojnë rreziqet që u kanosen nga duhani", thonë specialistët.

Të dhënat nga ISHP tregojnë se mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pijnë duhan në praninë e tyre, 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus