Kryesore » 2012 » Mars » 30 » Dobitë e përdorimit të ujit me limon
1:24 PM
Dobitë e përdorimit të ujit me limon
Shumë njerezve u pelqen shija e thartë e limonit në ushqimet e tyre. Por, a keni menduar ndonjeherë se ju mund të përdorni këtë lëng limoni në një mënyrë më të mirë se kjo? Ka perfitime të mëdha nga konsumimi i lëngut të limonit dhe ujit në jetën e përditshme. Limoni nuk kushton shumë, është i përballueshëm nga të gjithë dhe shumë i njohur për përdorimin e tij në kuzhinë dhe mjekësi.Lengu i limonit ka 5% acid citrik qe i jep nje shije te tharte atij. Ai eshte nje burim i pasur i vitamines C. Permban gjithashtu vitaminen B, riboflavine dhe minerale, si kalciumi, fosfori, magnezi, dhe gjithashtu proteina dhe karbohidrate. Uji me limon eshte nje pije e shendetshme, vecanerisht nese merret ne mengjes.Konsumimi ditor i ujit me limon ka dobi te medha shendetesore pasi eshte i mire per stomakun, lekuren, dhembet, kuron infeksionet e fytit, ndihmon renien nga pesha, kontrollon presionin e larte te gjakut, permireson frymemarrjen, ul temperaturen, pastron gjakun dhe eshte i mire per trajtimin e reumatizmit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus