Diabeti mund të parandalohet pa u shfaqur klinikisht - 15 December 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Dhjetor » 15 » Diabeti mund të parandalohet pa u shfaqur klinikisht
2:43 PM
Diabeti mund të parandalohet pa u shfaqur klinikisht
Të reja shkencore: Italianët, projekt për mjekimin e sëmundjes në fazën embrionale
Diabeti mund të parandalohet pa u shfaqur klinikisht
Një eksperiment i mjekëve italian parashikon që sëmundja e diabeti mund të parandalohet. Të paktën një nga dy llojet e diabetit mund të vihet nën kontroll ende pa u shfaqur. Në spitalin "Shën Rafael”, në Milano, pritet të bëhet një eksperiment për të cilin flet në gazetën italiane "Corriere della Sera”, një nga diabetologët më të njohur italianë, Roko Pastore.

Diabeti

Sëmundja e diabetit ndahet në dy lloje. i pari quhet diabetes mellitus, tip i cili karakterizohet nga rënia ose mungesa e prodhimit të insulinës. Më parë, njihej me emrin diabet të rinjsh ose diabetes mellitus insulinë-varës. Ndërsa lloji i dytë është

Diabetes mellitus tip II dhe më parë quhej diabet të rriturish dhe lidhet kryesisht me dhjamosjen e njeriut. Ky lloj diabeti karakterizohet nga rezistenca e indeve trupore kundër veprimit insulinor.

Diabeti i tipit të parë, ose siç njihet ndryshe diabeti i ri, kërkon injektimin e insulinës shumë herë gjatë një dite. Sipas të rejave të fundit te shkencës, ai mund të parandalohet. Mbase për momentin, ende nuk janë gjetur metodat e sakta, por mjekët italianë thonë se nuk është e largët dita kur mund të kenë ilaçin e duhur për këtë lloj diabeti që në fillimet e tij. Roko Pastore, mjek i spitalit "Shën Rafaele” në Milano, thotë se "brenda pak muajve duhet të nis dhe në Itali një eksperiment që do të bëjë të mundur ndalimin e kësaj sëmundjeje në familjet e atyre që vuajnë, duke qenë se është një sëmundje e transmetueshme gjenetikisht”. Studimi parashikon kura që mund të ndahet në dy faza. Në të parën kërkohet në gjakun e familjarëve të një personi që është me diabet, antitrupat që tregojnë se në të ardhmen ky familjar ka mundësi të sëmuret nga diabeti. Në rast se gjenden të dhëna të tilla, atëherë do të vazhdojë terapia e insulinës, por jo me anë të injeksionit. Mjeku italian thotë se marrja e insulinës mund të bëhet me anë të gojës.


Si do të bëhet eksperimenti


Por si do të gjenden personat që do kurohen? Studimi në fjalë parashikon se në familjen e një të sëmuri me diabet, ka mundësi që dhe pasardhësit, apo të afërmit e tjerë pas disa vitesh të vuajnë nga e njëjta sëmundje. Edhe pse antitrupat shërbejnë për sëmundjet infektive, mjekë italian kanë zbuluar se në rastin e diabetit, janë antitrupat ata që sulmojnë insulinën që prodhon vet trupi i njeriut. Sipas mjekut, Roko Pastre që drejton dhe eksperimentin, thotë se në rastet kur personat janë të prirur gjenetikisht të kenë sëmundjen e diabetit, kura mund të zgjas deri në shtatë vite.


Pasojat

Diabeti nuk është një sëmundje e vetme. Sipas mjekëve është një përzierje sëmundjesh që shfaqen me shpërqendrimin e nivelit të glukozës në gjak. Diabeti i tipit i mund të shfaqet në çfarëdo lloj moshe, por më tepër shfaqet te fëmijët dhe adoleshentët. Ky lloj diabeti kërkon injektimin e insulinës tre ose katër herë në ditë dhe mund të vazhdojë për gjithë jetën. Diabeti i tipit II godet më tepër të rriturit dhe të moshuarit dhe shoqërohet shpesh me mbipeshën. Për trajtimin e tij kërkohet një ndryshim i mënyrës së jetesës sidomos për sa i përket ushqimeve, dieta është e pashmangshme po ashtu dhe ushtrimet fizike. Insulina në këtë tip diabeti mund të merret dhe më anë të gojës, por në 30 për qind të të sëmurëve me këtë tip diabeti kanë nevojë për insulinë me inxheksion.


Sëmundjet që vijnë me diabetin

Në rast se pacienti nuk e ka mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës në gjak, pasojat mund të jenë të shumta. Ai mund të ketë probleme me këmbët, nefropati, sëmundje të veshkës, probleme me shikim gjeri në verbim të plotë, komplikime në sistemin kardiovaskular, duke shtuar mundësinë për sëmundje të zemrës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus