Diabeti dëmton zemrën, veshkat dhe sytë - 24 March 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Mars » 24 » Diabeti dëmton zemrën, veshkat dhe sytë
11:23 PM
Diabeti dëmton zemrën, veshkat dhe sytë
Diabeti është një çrregullim kronik që e karakterizon niveli i lartë i sheqerit në gjak.Sëmundja është e pashërueshme, prandaj me kalimin e viteve hiperglikemia fillon të dëmtojë organet e ndryshme, sidomos sytë, veshkat, nervat, zemrën dhe enët e gjakut.Personat të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit në masë të madhe janë me të ekspozuar rrezikut për të vuajtur nga sëmundjet e syve, një nga këto sëmundje është retinopatia. Retinopatia është sëmundje e enëve të gjakut që shkakton dobësimin e pamjes, në rastet më të rënda mundet ta shkaktoje edhe verbërinë. Kjo sëmundje shfaqet në dy forma, si makulopatia dhe retinopatia. Tek makulopatia ndryshimet ndodhin në vete njollën e verdhë.Pacienti nuk shikon qarte dhe kthjellet, sidomos derisa lexon dhe me fort nuk mund te dalloje shkronjat. Retinopatia shfaqet midis enëve të gjakut në pjesën e poshtme të syrit. Gjaku nga enët e gjakut rrjedh brenda syrit që pamundëson depërtimin e dritës te retina. Kjo formë e sëmundjes përparon shumë shpejt dhe pacienti mund të verbërohet brenda vetëm disa orëve.Te 60% e personave që vuajnë nga diabeti vjen zhvillimi i kësaj sëmundje dhe si pasojë me së shumti njerëzit e humbin pamjen, sidomos nga mosha midis asaj 40 dhe 60-vjeçare. Numri i të prekurve nga retinopatia sa vjen e rritet, kjo si pasoje e rritjes së numrit të personave që vuajnë nga diabeti. Pas 10 vjetësh nga shfaqja e retinopatisë diabetikë ajo shfaqet te 10% e të prekurve, ndërsa sipas eksperteve pas 15 viteve çdo i dyti pacient që vuan nga diabeti mund të preken nga këto dy sëmundje. Pos kësaj, nga këto sëmundje me tepër rrezikohen ata persona që vuajnë nga diabeti, por që sëmundjet nuk e mbajnë nen kontroll.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus