Kryesore » 2011 » Dhjetor » 16 » Dhimbjet e shpines, gjashte mitet me te medha
2:47 PM
Dhimbjet e shpines, gjashte mitet me te medha
Dhimbja ne shpine eshte dukuri shume e shpeshte – eshte arsyeja e dyte me e shpeshte e vizites te mjeku, ndersa mund te jete jashtezakonisht afatgjate dhe te prishe kualitetin e jetes se perditshme. Per kete arsye cdo njeri duhet te dije se si te shmange keshillat dhe mitet e gabuara me te shpeshta.Ne popull jane te perhapura mite te ndryshme per shendetin dhe jeten e shendetshme ne pergjithesi. Duke u bazuar ne pervojen klinike prej disa dekadash, ekspertet kane vecuar gjashte mitet me te medha per dhimbjen ne shpines. Nese arrini t’i shmangni keto "kurthe” dhe te praktikoni disa keshilla bazike, do te reduktoni ne menyre te konsiderueshme mundesine e krijimit te dhimbjes se pakendshme ne shpine.1. Nese nuk deshiroj te me dhemb shpina, duhet te ulem si duhetE verteta: Shtremberimi gjate qendrimit ulur mund te shkaktoje ngarkimin e muskujve te shpines, me pasoje spazme (ngercin) dhe dhimbjen, dhe kjo nuk vihet ne dyshim. Megjithate, edhe nese qendroni krejtesisht si duhet (drejt), por per nje periudhe me te gjate kohore, do te keni pak a shume problemin e njejte.Thjesht, qendrimi pak me i gjate ulur lodh me shume pjesen e poshtme te shpines sesa qendrimi ne kembe apo ecja. Per krijimin e dhimbjes ne shpine, rendesi me te madhe ka kohezgjatja sesa menyra e uljes.Keshille: Nese beni pune e cila kerkon qendrim te gjate ulur, here pas here cohuni dhe shetisni.

2. Nese ngre ngarkese te rende, do te lendohem dhe do te kem dhimbje ne shpine
E verteta: Nuk eshte e rendesishme pesha, por menyra se si e ngrini peshen. Ne poziten e perkulur (me gjoks poshte), pjesa e poshtme e shpines peson ngarkesen me te madhe, vecanerisht nese ngrihet ngarkese me e rende.
Keshille: Ngarkesen gjithmone ngrijeni nga pozita ulur galuc apo gati ulur, derisa shpina ju qendron drejt, me shputa teresisht te mbeshtetura ne toke dhe pa "perdredhje” apo perkulje te trupit.

3. Duhet te rri ne shtrat derisa me dhemb shpina
E verteta: Shtrirja mund te behet vetem ne periudhen deri ne 48 ore pas fillimit te dhimbjes. Pas kesaj, pushimi nuk ka kuptim, dhe mund te jete kunderproduktiv, sepse con deri tek depresioni, rrit mundesine e mpiksjeve te gjakut ne kembe, dobeson fuqine muskulore dhe ne fakt, zgjat periudhen e sherimit.
Keshille: Cohuni nga shtrati dhe levizni, me kujdes, derisa ju lejon dhimbja.

4. Shpina me dhemb vetem per shkak te ndonje lendimi
E verteta: Lendimi si shkak i dhimbjes ne shpine paraqitet vetem ne nje numer me te vogel rastesh. Ne fakt, arsyet per krijimin e kesaj dhimbjeje mund te jene te ndryshme: degjenerimi i diskusit, diskus hernia, infeksionet…
Keshille: Beni jete te shendetshme dhe merruni rregullisht me ndonje aktivitet fizik.

5. Nese jam i dobet, nuk do te me dhemb shpina
E verteta: Dhimbjet ne shpine, pak a shume i kane njelloj te gjithe personat me cfaredo ndertimi trupor. Verehet qe personat mbipeshe jane pak me te prire per dhimbje ne shpine, por kjo para se gjithash ndodh per arsye qe personat me te rende zakonisht jane me kondicion me te dobet fizik.
Keshille: Shetisni rregullisht dhe merruni me ndonje aktivitet fizik.

6. Nese ushtroj ne palester apo merrem me ndonje sport, do te me dhemb shpina
E verteta: Marrja e rregullt, e moderuar dhe e drejte me aktivitete fizike nuk rrit mundesine per krijimin e dhimbjes ne shpine. Perkundrazi, ushtrimet dhe kondicioni i mire fizik paraqesin preventive te mire ndaj dhimbjeve ne shpine.
Keshille: Gjate zgjedhjes se aktivitetit ose ushtrimeve ne palester, insistoni ne pozite te drejte, anatomike te kurrizit. Palestra mund te jete problem vetem nese ngrini pesha derisa kurrizin nuk e keni ne pozite te duhur. Nese nuk keni pervoje, eshte e obligueshme te konsultoni trajnerin ose personelin ne palester.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus