Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Dhimbja mund të shpëtojë jetën
9:29 PM
Dhimbja mund të shpëtojë jetën
Çdo vit shpenzohen miliona në ilaçe të cilat lehtësojnë dhimbjet, qoftë kur bëhet fjalë për një dhimbje kokë të zakonshme ose për shërimin e sëmundjeve serioze. Megjithatë, shkencëtarët pohojnë që ajo ndjenjë e tmerrshme luan rol kyç në mbajtjen e njerëzve gjallë, sepse vë në lëvizje proceset e fshehta shëruese. Zbulimi i ri është shuplakë për punëtorët mjekësorë të cilët me dekada pohojnë që dhimbja gjithmonë shtyn shërimin e të sëmurit.Megjithatë, mjekët edhe në të kaluarën, më saktë në shekullin e 19-të kanë besuar që dhimbja është kyç për procesin e shërimit. Tani besimet e mjekëve viktorianë janë treguar të sakta, veçanërisht te të sëmundjet siç janë sulmi në zemër, angina pektoris, diabeti dhe artriti.Shkencëtarët këtë muaj kanë zbuluar që dhimbja intensive pas sulmit në zemër mund të shpëtojë jetën e të sëmurit, ndërsa bllokimi i dhimbjeve me ilaçe të forta i kontribuon përkeqësimit të gjendjes dhe redukton shanset për mbijetesë.

Ata kanë zbuluar që gjatë sulmit në zemër sinjalet e dhimbjeve nga nervat e zemrës tërheqin qelizat burimore nga palca e eshtrave, të cilat përmirësojnë dëmtimet e shkaktuar me sulm dhe kthejnë rrjedhën e gjakut në zemër.

"Ndjenja e dhimbjes është kyç te pacientët të cilët përjetojnë sulm në zemër, sepse dhimbja në tru nxit proceset psikologjike të cilat rregullojnë dëmin e krijuar”, ka treguar autori i studimit, Paolo Madeddu.

"Dhimbja është proces i komplikuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për atë që trupi t’ju paralajmërojë që diçka nuk është në rregull. Dhimbja mund të nënkuptojë që trupi vetëm është duke rregulluar një problem të shfaqur shëndetësor”, konsideron dr. Helene Wilson.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus