Kryesore » 2011 » Maj » 10 » Dhembjet e shpinës, si pasojë e qëndrimit para kompjuterit
10:33 AM
Dhembjet e shpinës, si pasojë e qëndrimit para kompjuterit
Çdo ditë e më tepër, të rinjtë po ballafaqohen me dhembje të shpinës, qafës dhe krahëve, si pasojë e kohëzgjatjes së tepërt ulur para kompjuterit, kanë theksuar shkencëtarët në Universitetin e Bostonit.

Hulumtimi i tyre ka treguar se më shumë se 50 për qind e studentëve tashmë vuajnë nga dhembjet që ndërlidhen me përdorimin e kompjuterit. Çdo i shtati student ka deklaruar se ndjenë dhembjet vetëm një orë pasi të ketë qëndruar para ekranit të kompjuterit.

Shkaku kryesor i këtyre dhembjeve, sipas shkencëtarëve është se përdoruesit e kompjuterëve nuk marrin qëndrim të drejtë ulur gjatë punës.

Shkencëtarët, po ashtu theksojnë se njerëzit të cilët merren me aktivitete fizike kanë shumë më pak dhembje, të cilat ndërlidhen me përdorimin e kompjuterit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus