Kryesore » 2011 » Maj » 30 » Çrregullimet
1:54 AM
Çrregullimet
Ndjenja e paarsyeshme e panikut është karakteristike tek personat me këtë çrregullim, ku shumica e personave të tjerë nuk do të ndiente frikë. Sulmet përcillen me simptoma jo të këndshme fizike, siç është ndjenja se së shpejti do të pësojë infarkt. Po ashtu është e pranishme frika se do të "çmendet” apo që frika nga paniku do të sjellë vdekjen humbjen e tërësishme të kontrollit mbi veten. Këto frika për pasojë mund të ketë që personat të fillojnë të ndiejnë agorafobinë, që seriozisht mund të çrregullojë jetën e tyre. Ky nuk është ndonjë çrregullim i veçantë, veçse frika nga qëndrimi në një vend të caktuar apo nga një situatë e caktuar. Personat me agorafobi më së shpeshti ndiejnë frikë kur gjenden në market ose në qendër tregtare, në secilin vend ku ka tollovi, në ambiente të mbyllura, ashensor dhe rrugë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus