Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » Çfarë shkakton astma bronkiale
1:08 PM
Çfarë shkakton astma bronkiale
Astma bronkiale është një tip i rëndë i çrregullimit të qelizave, të cilat shkaktojnë bllokim në rrugët e frymëmarrjes. Gjithashtu, rrugët e frymëmarrjes mund të bllokohen nga mukusi i tepërt duke krijuar inflamacion, kjo shkakton një frymëmarrje me vështirësi. Shpesh-herë kjo shikohet si një reaksion alergjik i cili shkaktohet nga faktor të jashtëm dhe të brëndshëm.Astma bronkiale shkaktohet nga inflamacioni në rrugët frymore, i cili krijon bllokimin e transportimit të ajrit në mushkëri, ose nga spazmat muskulare rreth bronkeve. Astma mund të shkaktohet edhe nga probleme psikologjike të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në mos funksionimin e organeve të frymëmarrjes.Astma shpesh konsiderohet si një reaksion alergjik, të cilët shoqerohen me T-lymphocites, esoinophils dhe qelizave muskulore. Kur çlirohet histamina ato shkaktojnë reaksion si; rrjedhje të hundëve, bllokim në rrugët e frymëmarrjes dhe alergji në lëkurë. Mpiksja e këtyre qelizave shkakton goditjen e atakut bronkial. Faktoret e tjerë që shkaktojnë problemet astmatike janë problemet e stomakut dhe gastriti. Faza e parë që njerëzit ankohen janë mostretja, diearreja, kapslleku. Ja cilët janë disa nga shkaqet kryesore që shkaktojnë asmen;

Baktere që merren në ajër

Disa ushqime që konsumohen ekstra

Disa gjëra që shkaktojnë alergji si; pjalmi, ushqimi, pezmatim nga kafshët e shtëpisë, pluhurat dhe humusi.

Ndryshimet e kohës

Nga medikamentet e Sida-s dhe asperina

Duhani. Toksinat ajrore

Ushtrimet e tepërta në gjimnastikë

Pirja e duhanit. Infeksione si pneumoni, ftohtje, grip.

Siptomat e kësaj sëmundje janë;

Frymëmarrje me vështirësi

Tërheqje muskulare, ose ngërçi, të cilët shkaktohen nga kollitja e tepërt.

Kollë e thatë

Frymëmarrje të shkurta

Kollitje e shpeshtë e cila nuk ju lë të flini gjumë

Shtrengim, ngushtim, dhe kongjestion të krahërorit, si dhe marrje frymë me zor
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus