Kryesore » 2012 » Maj » 4 » Çajrat për inflamacione, dhimbje të kokës, por edhe pagjumësi
0:15 AM
Çajrat për inflamacione, dhimbje të kokës, por edhe pagjumësi
Bari i bletës largon depresionin dhe nervozen, nenexhiku ngërçet dhe fryrjen e barkut, passiflora ndihmon edhe te çrregullimet e stresit posttramuatik, ndërsa kamomili qetëson inflamacionet e ndryshme dhe stomakun, veçanërisht ngërçet.Përveç që shqisat shijojnë çajrat, çajrat bimore shumë shpejt absorbohen në organizëm, ndërsa inhalimi i aromave të tyre qetëson dhe "kujdeset” për trurin dhe tërë sistemin nervor. Çaji nga melisa ose bari i bletës për shembull është pije ideale për gjumë më të lehtë. Ndihmon të largohet nervozizmi dhe lodhja, madje shëron dhe lehtëson depresionin, ndërsa mund të përgatitet edhe nga gjethet e freskëta. Filxhanit me ujë të nxehtë i shtoni një lugë me gjethe bari të bletës dhe lëreni të qëndrojë rreth dhjetë minuta.

Megjithatë, pagjumësinë më së miri "e shëron” çaji nga pasiflora, bima e cila është përdorur edhe si ndihmë në shërimin e sindromës së stresit post-traumatik. Në një filxhan ujë është e mjaftueshme një lugë me pasiflorë të thatë. Përveç që qetëson, relaskon muskujt, pastron organet e frymëmarrjes dhe largon inflamacionet në zgavrën e gojës, sherbela në mënyrë efikase parandalon djersitjen e natës. Në një filxhan me ujë të nxehtë hidhni katër lugë sherbele të thatë, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë katër apo më shumë orë.



Nenexhiku forcon tretjen dhe apetitin

Nenexhiku shëron ftohjen dhe relakson nervat, përveç kësaj është i njohur edhe si ndihmë efikase gjatë tretjes së keqe. Lehtëson ngërçet, fryrjen e barkut, thartësirën e stomakut, irritimin e zorrëve dhe ndihmon edhe tek kapsllëku. Shpesh mund të lehtësojë edhe problemet menstruale, të përmirësojë apetitin dhe lehtësojë inflamacionin e mukozës në gojë.



Koka dhemb më pak me rozmarinë

Përveç që shërben si mëlmesë ideale për peshk dhe gjërat e pjekura, rozmarina i mban enët e gjakut më të zgjeruara dhe kështu në mënyrë efikase largon dhimbjen e kokës të shkaktuar me ngushtimin e tyre, theksojnë shkencëtarët. Prandaj për këtë qëllim rekomandojnë një lugë rozmarinë të thatë në një filxhan me ujë të ngrohtë.



Kamomili qetëson pezmatimet e barkut

Një nga shumë çajra të preferuara – kamomili vepron kundër inflamacioneve dhe ngërçeve të ndryshme. Problemet e stomakut dhe zorrëve do t’i lehtësojnë tre filxhanë në ditë. Për një filxhan ujë është e nevojshme një lugë me lule kamomili. Te problemet kronike të stomakut rekomandohet që të pihet rregullisht dy apo më shumë muaj.



Me trumzë kundër kollitjes

Për të lehtësuar kollitjen, bronkitin ose tensionin në sinuse dhe për të lehtësuar kollitjen, pini çaj të trumzës, këshillojnë herbalistët. Për një gotë me ujë të nxehtë do të jenë të mjaftueshme dy lugë trumzë të thatë. Lëreni të qëndrojë dhjetë minuta. Pini çajin tri herë në ditë.



Një filxhan shëndet

Sherbela pastron gjakun, nxit sekretimin e mukozës nga barku dhe shëron inflamacionet e organeve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus