Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » Çaji i gjelbër, pija më e mirë për dimër
3:45 PM
Çaji i gjelbër, pija më e mirë për dimër
Kafja dhe çaji janë pijet e ngrohta më të popullarizuara. Dhe derisa secila nga këto pije ka përparësitë e veta, shkencëtarët theksojnë që çaji i gjelbër është më efikas dhe zgjedhja më e mirë dimrit, ndërsa sjellin edhe 3 arsye pse çaji i gjelbër është mirë të pihet në dimër.

Dobësimi
Tek një numër i madh i njerëzve gjatë dimrit vjen deri tek mbledhja e kilogramëve të tepërt. Ditët e ftohta nënkuptojnë edhe konsumim të ushqimit kalorik, ndërsa periudha e festave të fundvitit shpesh nënkupton edhe ngrënie të tepërt. Çaji i gjelbër është zgjidhje e shkëlqyer, sepse zvogëlon apetitin dhe nxit punën e metabolizmit, që është hapi i parë kah ruajtja e peshës trupore të shëndetshme.

Forcimi i imunitetit
Hulumtimet kanë treguar që çaji i gjelbër ka veti antiinflamatore dhe antivirusale të cilat pengojnë krijimin e gripit dhe ftohjeve. Nëse pini çaj të gjelbër çdo ditë, madje qysh pas ditës së gjashtë rreziku nga krijimi i gripit dhe ftohjes do të zvogëlohet dukshëm.

Lirimi nga stresi
Kafja për shumë njerëz është ritual i mëngjesit, pa të cilën nuk munden. Megjithatë, sasia e tepërt e kafeinës mund të shkaktojë anksiozitet, stres dhe vështirësi me gjumin. Pikërisht për këto arsye çaji i gjelbër është zgjedhje më e mirë, sepse ka më pak kafeinë se kafja, dhe në të njëjtën kohë ndikon për qetësim.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus