Boronicat, mbrojtese per shendetin tuaj - 6 August 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » Boronicat, mbrojtese per shendetin tuaj
12:25 PM
Boronicat, mbrojtese per shendetin tuaj
Ne mes 40 llojeve te ndryshme te frutave dhe perimeve, boronicat (Vaccinium myrtillus) paraqesin burimin me te pasur te antioksidanteve.Per kete me se shumti merite kane antocianinet, te cilet i japin ngjyren e saj karakteristike ketij fryti malor.Shume hulumtime kane treguar qe lengu i boronicave eshte ilac i perkryer kunder anemise, qe boronica ngadaleson procesin e plakjes, permireson funksionimin e shikimit dhe qarkullimit te gjakut, ndalon fazat fillestare te zhvillimit te karcinomes.
Frutat e kesaj bime, origjina e se ciles eshte ne Ameriken Veriore, e cila ne formen e eger rritet ne token me lageshti te moderuar te pyjeve gjetherenese te ahut, permban acide organike, vecanerisht te molles dhe te limonit, pastaj sheqer, tanine pirokatehinike, vitamina C dhe B, karotine, proteina, vajra yndyrore.

Pervec frutave edhe gjethet e boronices jane sheruese, sepse jane miniere e vertete e mineraleve te kaliumit, natriumit, manganit, kromit, hekurit dhe bakrit. Po ashtu jane te pasura me vitamine C, acide organike, saponine, sheqer dhe tanine. Per te qene efektive, gjethet duhet te vilen ne pranvere derisa bima lulezon, ndersa frutat vetem kur jane teresisht te pjekura. Edhe frutat e thata jane sheruese, ndersa thahen ose ne hije ose ne furre ne 40 grade celsius. Permbajne shume perberes te vlefshem, sic jane flobatanina, sheqeri invert, acidet organike (te molles, limonit ose qelibarit), pektine, vitamine C, karotine.
Frutat e boronices paraqesin mjet te dobishem ne preventive dhe terapine e avitaminozes dhe hipovitaminozes, si dhe ne sherimin e diarrese joinfektive te femijet. I njohur eshte edhe veprimi i tyre dietik. Pavaresisht per cka perdoren, me se miri eshte te konsumohen frutat e fresketa ose si leng.

Boronicat kane shije te kendshme, te tharet-embel. Megjithate, nuk duhet te harrohet se nga keto fruta te rrumbullaketa e te lengshme, me ngjyre te kalter te erret, krijohen shurupet, xhemat, recelet e shijshem dhe kualitativ. E vetmja gje qe ju mungon pas gatimit eshte vitamina C. Lengu eshte me i miri per shpelarjen e fytit, derisa marmelata freskon ngrohtesine e dhimbshme te buzeve dhe fytit te inflamuar. Nga frutat e pjekura pergatitet nje ekstrakt i vecante, nga i cili krijohen tableta per forcimin e shikimit. Meqenese ky ilac eshte i shtrenjte per shumicen, me se miri eshte te pihet lengu i shendetshem, i paster dhe i pafermentuar i boronices. Per qellimin e njejte mund te pergatit edhe receli nga frutat e thata te pjekura.

Nga gjethet e boronices pergatitet pija e cajit qe eshte kardiotonik dhe diuretik i shkelqyeshem, eshte i mire per sherimin e veshkave dhe fshikezes, ndersa perdoret edhe si perberes i perzierjeve bimore per sherimin e semundjes se sheqerit. Ne mjekesine popullore, efekti sheruesi i boronices theksohet deri ne ate mase saqe e quajne insuline bimore. Perdoret edhe tek crregullimet e punes se organeve per tretje, respektivisht te vjellat, diarreja, ngercet e stomakut, kollitja…
Pija fitohet edhe me derdhjen e gjetheve ne uje te nxehte. Megjithate, gjate perdorimit te gjetheve duhet te jeni te kujdesshem, sepse gjate perdorimit afatgjate ose mbidozimit mund te arrihet deri te helmimi kronik, i cili kerkon sherim shtese. Sidoqofte, duke e pasur parasysh qe boronica ka dobi te shumefishta shendetesore, duhet te perfshihet me shpesh ne ushqim.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus