Kryesore » 2011 » Qershor » 30 » Birra dhe qumështi kanë të njëjtat kalori
1:35 PM
Birra dhe qumështi kanë të njëjtat kalori
Tingëllon e pabesueshme që birra dhe shëndeti mund të shkojnë bashkë. 
Se birra dhe shëndeti janë aq të lidhura pak kush e di. Të gjithë ata që pinë birrë mund të gëzohen, por jo edhe të dehen. Tashmë kemi thënë – pozitivisht ndikon në shëndet vetëm nëse konsumohet në sasi të matura.Birra ka pak kalori. Vlera e saj kalorike është e barabartë me atë që ka qumështi.Është e pasur me vitamina, minerale, por edhe me antioksidante. Kënaqja me një gotë birrë zvogëlon rrezikun nga osteoporoza, por gjithashtu ndihmon që të mbani regjim të balancuar të ushqimit.Birra dhe shëndeti janë të lidhur edhe me një gjë – birra ndihmon edhe në preventivën e sëmundjeve të zemrës, sepse është e pasur me vitaminën B6. Vitamina B6 pengon grumbullimin homocisteinës, për të cilën konsiderohet se shton rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së zemrës. Edhe njëherë po themi se assesi nuk duhet tepruar. Gjatë ditës mund të pini më së shumti dy gota birrë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus