Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Aspirina largon kancerin
3:02 PM
Aspirina largon kancerin
Përfundimi i kërkimeve të fundit të shkencëtarëveKërkimet e fundit nga shkencëtarët kanë bërë me dije se aspirina ul rrezikun e sëmundje se kancerit. Marrja e një doze të ulët aspirine në ditë mund të parandalojë e madje edhe të kurojë kancerin. Tre studime të reja të publikuara nga "The Lancet”, i shtohen kështu fakteve që ilaçi lufton tumorin. Shumë njerëz marrin aspirinë çdo ditë si pasojë e problemeve me zemrën. Ekspertët thonë se ende nuk ka mjaftueshëm prova për t'ua rekomanduar të sëmurëve me kancer, e në të njëjtën kohë paralajmërojnë se ilaçi në fjalë mund të ketë efekte anëtare të rrezikshme si hemoragji në stomak. Studimet e vjetra dilnin në përfundimin se njerëzit duhet ta përdornin aspirinën për 10 vjet, para se të konsideroheshin të mbrojtur, por sot, me të dhënat e reja, ekspertët besojnë se 'mbrojtja' ndodh nga 3 në 5 vjet. Ata kanë marrë në analizë 77 mijë pacientë. Një dozë e vogël 75-300 mg në ditë, ul me 25 për qind rastet e kancerit në vetëm 3 vjet. Po ashtu ulte rrezikun e vdekjes së pacientit me 15 për qind brenda një periudhe 5-vjeçare. Kjo ndodh më shpejt, nëse doza është më e madhe se 300 mg. Nëse pacientët do të vazhdonin të përdornin aspirinën, rastet e kancerit do të uleshin me 37 për qind për 5 vjet. Në të njëjtën kohë, aspirina shkurton rrezikun e sëmundjeve në zemër dhe tru, ndërkohë që nuk ndikon për mirë në gjak .
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus