Arsyeja pse duhet evituar perdorimi i vajit te perdorur - 19 May 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Maj » 19 » Arsyeja pse duhet evituar perdorimi i vajit te perdorur
0:50 AM
Arsyeja pse duhet evituar perdorimi i vajit te perdorur
Ushqimet e shijshme tashme dihet qe jo gjithnje jane te shendetshme, prandaj kushtojini rendesi informacionit te meposhtem.Kujdes kur riperdorni vajin per skuqje, apo qofte edhe per te ngrohur ne te nje ushqim te ngrohur me pare, pasi mund te jete helmues per shendetin.
Nga perdorimi me shume se njehere i ketij vaji formohen disa substanca qe lidhen me semundjet nervore dhe disa lloje te kancerit.Vaji i perdorur per skuqje mund te jete shume i rrezikshem dhe helmues ne disa menyra.Qe ne skuqjen e pare, ai leshon ne ambient disa substanca te quajtura aldehide, te cilat mund te thithen nga ajri. Por nje studim i fundit tregon se, ekziston mundesia qe keto substanca te mbeten edhe ne vaj dhe te perthithen nga trupi i njeriut bashke me ushqimin.

Kujtojme qe aldehidet jane percaktuar nga shkencetaret si substanca qe lidhen me semundjet si Alzheimer, Parkinson dhe disa lloje te kancerit.

Edhe me pare dihej qe aldehidet cliroheshin ne ajer pas skuqjes, por studimi i ri tregon se ato mbeten ne vajin qe skuqet, keshtu qe behen te rrezikshme per shendetin, pasi perthithen sebashku me ushqimin. Prandaj specialistet keshillojne qe vaji te perdoret vetem nje here per skuqje, qe trupi te perthithe sa me pak aldehide.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus