Ankthi i shqetësimeve gastrointestinale - 2 December 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Dhjetor » 2 » Ankthi i shqetësimeve gastrointestinale
3:30 PM
Ankthi i shqetësimeve gastrointestinale
Vuajnë më shumë se gjashtë persona në dhjetë. Djegie stomaku, tretje e keqe e ushqimit, diarre dhe çrregullime të tjera intestinale. Cilat ilaçe mund të përdoren pa recetë dhe në çfarë mënyrë?

Guidë për mjekimin e duhur

Vuajnë më shumë se gjashtë persona në dhjetë. Djegie stomaku, tretje e keqe e ushqimit, diarre dhe çrregullime të tjera intestinale. Cilat ilaçe mund të përdoren pa recetë dhe në çfarë mënyrë?

Më shumë se gjashtë europianë në dhjetë vuajnë nga shqetësimet gastrointestinale, të paktën një herë çdo gjashtë muaj. Rezultati ka dalë nga një kampion prej më shumë se një mijë personash me moshë nga 16 deri në 64 vjeç. Sipas të intervistuarve, shqetësimet më të shpeshta përfshijnë: djegie stomaku, tretje e keqe e ushqimit, diarre dhe çrregullime të tjera intestinale si aerofagia dhe metorismin. Shqetësime që, edhe pse të pranishme gjatë gjithë vitit, mund të përkeqësohen më shumë tani në fund të festave të vitit, për shkak të drekave e darkave të vazhdueshme.

Shqetësimet

"Në vend të parë renditen problemet me mostretjen e ushqimit, e lidhur kjo me abuzimin e madh me të ngrënit. Këto çojnë në një nivel kritik të funksionit të traktit gastroduodenal që mund të përkthehet në fryrje të stomakut, ndjesi të vjelljes së ushqimit, madje në disa raste edhe vetë vjellje të ushqimit”, tregojnë mjekët. Ata që kontribuojnë në shfaqjen e këtyre shqetësimeve janë mbi të gjitha konsumet e disa ushqimeve të caktuara dhe mënyra se si ato gatuhen. "Ushqimet më kritike janë ato më të pasura me yndyra, të përpunuara, që u nënshtrohen proceseve të tilla të gatimit, si për shembull skuqja. Për më tepër, këto ushqime janë edhe më të kollajtat për t’u gatuar”, vazhdojnë më tej ata.

Këshillat

Megjithatë është e mundur të evitosh shfaqjen e shqetësimeve me tretjen, duke zbatuar vetëm disa këshilla të thjeshta. "Ajo që është e rëndësishme, është që të mos hamë rëndë: nëse hamë një pjatë të parë kalorike duhet të bëjmë kujdes me të dytën dhe e anasjella. Për më tepër, gjatë ngrënies mundohuni të mos pini duhan, po ashtu deri në dy orë pas vaktit që keni konsumuar, mos pini pije të forta alkoolike”. Por nëse, pavarësisht këshillave të mira, në përfundim të vaktit shfaqen probleme me tretjen e ushqimit, mund të jetë e nevojshme pirja e ndonjë ilaçi për të ndihmuar aparatin tretës që ndodhet në vështirësi. Kur ashtu siç ndodh gjatë festave, e ke të pamundur të konsultohesh me ndonjë mjek, në këto raste këshillohen të merren edhe ilaçe pa recetë, por gjithmonë duke ndjekur këshillat e farmacistit. Sot janë të shumta mjekimet që mund të merren vetë në farmaci e që përmes të cilave mund të kontrollosh simptomat e aparatit gastrointestinal. Vështirësia në tretje mund të eliminohet me enzimat tretëse dhe antiacide. Por në rast se vuani nga aciditeti gastrik, përveç antiacidëve, do të përdoren edhe ilaçe si cimetidina, famotidina, ranitidina apo edhe omeprazoli dhe pantoprazoli.

Viruset

Ndonjëherë ajo që na shkatërron ditët e festave nuk janë vetëm abuzimet me ushqimet, por viruset apo agjentët e tjerë infektivë në gjendje që të provokojnë simptoma gastrointestinale. "Pjesa më e madhe e këtyre formave priren të vetëlimitohen. Megjithatë është e dobishme që në prani të ndonjë diarreje të mundshme të evitohet qumështi dhe produktet e tij. Më shumë prioritet i duhet dhënë patates, karotës, mollës dhe bananes, po ashtu edhe orizi duhet të ketë përparësi në krahasim me makaronat. Nëse ka të vjella duhet të kufizohen shumë lëngjet gjatë vakteve, të evitohen ushqimet e skuqura apo pikante. Nëse keni dhimbje metoclopramidan dhe domperidonin mund t’i përdorni pa probleme. Por nëse keni temperaturë apo dhimbje koke, paracetamoli i marrë dy ose tri herë në ditë mund t’ju bëjë shumë punë. Por të gjitha këto produkte, edhe pse mund të blihen pa recetën e mjekut, duhet të përdoren me shumë kujdes, duke lexuar udhëzimet e duke folur me farmacistin në momentin e blerjes. Në fund duhet kufizuar përdorimi i antibiotikëve, sepse infeksionet virale nuk mund të trajtohen me terapi antibiotike.

Çfarë duhen shmangur

Së pari duhen "zhdukur” zakonet e këqija ushqimore, siç janë: konsumimi i shumë pijeve të gazuara dhe alkoolike; pirja e herëpashershme e ujit kur jeni duke ngrënë (vështirëson tretjen dhe fryn barkun, është mirë që ujin ta pini larg vakteve; konsumimi i frutave sapo përfundoni vaktin; kombinimi i mishrave të ndryshëm me djathë, fasule dhe domate; abuzimi në darkë me karbohidrate, djathëra ose perime, që shkaktojnë fermentime intestinale, duke iu fryrë barkun; mos anashkaloni vaktet: asnjëherë nuk duhet të hani më pak se 5/6 vakte në ditë. Janë shumë të nevojshme për të garantuar raportin e duhur energjetik dhe për ta mbajtur gjithnjë të lartë metabolizmin.


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus