Kryesore » 2011 » Maj » 30 » Ankthi
1:57 AM
Ankthi
Mungesa e shpresës, ndjenja e pa shpjegueshme e pikëllimit dhe humbjes, frika irracionale janë ndjenja normale që mund të lajmërohen pas situatave stresuese, por edhe pas disa zhvillimeve në jetë. Pra, nëse ndonjëra prej këtyre ndjenjave ju mban më gjatë se një javë, kjo do të thotë se keni një problem që duhet zgjedhur me psikologun. Simptomat e njëjta me infarktin janë karakteristike për një sulm të ankthit. Çrregullimet e ankthit nuk janë vetëm një sëmundje, por janë një grup sëmundjesh që karakterizohen me kohëzgjatjeve, siç është sikleti ekstrem dhe tensioni. Në një masë të madhe çrregullimet nxiten nga gjenet, sikurse kur trashëgojmë ndonjë talent, pra ekziston mundësia që edhe këto çrregullime të trashëgohen. Personat me çrregullime të tilla pandërprerë brengosen se diçka e keqe do t’u ndodhë apo të afërmeve të tyre. Ankthi na lajmëron se jemi të rrezikuar, por pa kurrfarë shfaqje të rrezikut. Është shumë e saktë se rrënjët janë shumë të thella, mund të shkaktohen me trauma preverbale apo të shkaktohen në situata jetësore apo të jenë rezultat i brengës se diçka do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus