Kryesore » 2012 » Maj » 2 » Ana e errët e pijeve energjike
10:53 AM
Ana e errët e pijeve energjike
E vërteta për pijet që na mbajnë të zgjuar dhe na mbushin me energji.Pijet energjike janë bërë fenomen i kohës moderne. Çdo ditë nëpër gjithë botën konsumohen dhjetëra miliona. Çfarë ka të keqe në rritjen e energjisë dhe vigjilencës, veçanërisht nëse bëhet fjalë për pijen e reklamuar si solucion bimor me përbërës tjerë "natyralë”?
Shumë gjëra të këqija mund të renditen kur bëhet fjalë për pijet energjetike, duke përfshirë përbërësit e pashëndetshëm dhe pasojat potencialisht të rrezikshme në shëndet. Disa nga efektet e shpeshta anësore të cilat krijohen si pasojë e konsumimit të pijeve energjike përfshijnë: punën e shpejtë të zemrës, tensionin e ngritur, ankthin, dhimbjen e kokës dhe gjumin e çrregullt.Këtë vit hulumtimi në revistën mjekësore "Pediatrics” ka paralajmëruar në dëmin e pijeve energjike dhe ka theksuar pasojat potencialisht të dëmshme si rrahjet e zemrës, sulmin në tru, madje dhe vdekjen e papritur. Vitin e kaluar në SHBA institucionet kompetente kanë filluar të regjistrojnë shifrat e mbidozimit me pije energjike dhe efekte anësore që shkaktojnë këto pije. Në tre muaj janë regjistruar 677 raste, ndërsa lista e simptomave të lidhura me përdorimin e pijeve energjike përfshin kriza, halucinacione, punën e shpejtuar të zemrës, dhimbje në gjoks, tensionin e ngritur, nervozizmin.

Dy përbërësit më të shpeshtë në pijet energjike janë sheqeri dhe kafeina. Këta përbërës përkohësisht stimulojnë, por në afat më të gjatë rezultojnë në humbjen e energjisë për shkak të lodhjes nga puna e gjëndrave mbiveshkore. Një nga shumë probleme shëndetësore që shkakton sheqeri i rafinuar është edhe rreziku nga diabeti i cili ka arritur përmasat epidemike në SHBA. Sasitë e mëdha të sheqerit mund të mbingarkojnë pankreasin, organin përgjegjës për prodhimin e hormonit të insulinës i cili tek konsumimi i sheqerit ndihmon në rregullimin e sasisë së tij. Nëse pankreasi "shpenzohet” për shkak të konsumimit të sasive të tepruara të sheqerit, mund të zhvillohet diabeti.

Disa pije energjike përmbajnë edhe deri 7 herë më shumë kafeinë se sa një filxhan kafe. Derisa sasitë e vogla të kafes nuk konsiderohen të rrezikshme, kafeina e tepërt mundet për së tepërmi të stimulojë sistemin qendror nervor, të rrisë tensionin dhe të përshpejtojë rrahjet e zemrës. Kafeina krijon varësi, ndërsa simptomat gjatë largimit të varësisë përfshijnë dhimbjen e kokës dhe nervozizmin. Kafeina po ashtu shkakton humbjen e vitaminës B e cila është e domosdoshme për krijimin normal të energjisë.

Nëse në pijet energjike nuk përdoret sheqeri, atëherë shtohen ëmbëltuesit e rrezikshëm artificial. Më i rrezikshmi në mes tyre me siguri është aspartami, edhe pse si zëvendësim për sheqer në rritje është edhe sukraloza. Sukraloza është komponimi i klonuar organik i cili i takon grupit të komponimeve që përmbajnë disa materie për të cilat dihet që janë të rrezikshme për bimët dhe kafshët dhe të cilat lidhen me deformimet te gjendja prenatale dhe postnatale. Trupi nuk i njeh ëmbëltuesit artificial si sukraloza në ushqim, por në esencë i proceson si toksina.

Përbërësit potencialisht të rrezikshëm të cilat mund të gjenden në pijet energjike përfshijnë edhe:

• Benzoatin e natriumit – studimet e vitit të kaluar të cilat i kanë kryer ekspertët nga fusha e biologjisë molekulare dhe bioteknologjisë ka lidhur konzervansin e zakonshëm të pijeve energjetike, benzoatin e natriumit, me dëmtimet e qelizave dhe prodhimin e rritur të radikaleve të lira. Përveç kësaj, shqetësues është edhe fakti që benzoati i natriumit në kombinim me vitaminën C potencon formimin e karcinogjenit të benzenit.

• Fenilalanina – edhe pse është një nga aminoacidet esenciale, po ashtu është edhe neurotoksine dhe një nga tre përbërësit kryesor të nevojshëm për ndërtimin e aspartamit. Konsumimi i tepërt mund të mbingarkojë neuronet në tru deri te pika e vdekjes qelizore.

• Guarana – guaranina fitohet nga farat e bimës guarana, e cila përmban 2 deri 4 herë më shumë kafeinë se kokrra kafes.

• Efedra – efedra përshkruhet si drogë e cila ngrit shpejtësinë e rrahjeve të zemrës dhe tensionin e gjakut edhe në doza të ulëta, ndërsa në doza të larta mund të shkaktojë sulmin në tru, madje edhe vdekjen.

Ekzistojnë shumë mënyra tjera për arritjen e rezervave më të mëdha të energjisë në trup se përdorim i pijeve energjike. Në planin afatgjatë është stili aktiv i jetës në kombinim me gjumin e mjaftueshëm, shmangien e toksinave dhe stresit, si dhe ushqimi i shëndetshëm i pasur me nutrientë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus