Kryesore » 2012 » Korrik » 22 » Aktiviteti i ulët fizik, i rrezikshëm sa duhani
9:06 PM
Aktiviteti i ulët fizik, i rrezikshëm sa duhani
Aktiviteti i ulët fizik është tepër i dëmshëm për trupin e njeriut, sa edhe pirja e duhanit.Sipas një studimi, çdo vit 5.3 milionë persona do të vdisnin si pasojë e mos ushtrimit të aktivitetit fizik gjatë ditës, raporton agjencia e lajmeve noa.al.Këto të dhëna në fakt janë të rëndësishme por edhe alarmante në të njëjtën kohë, dhe shfaqen pak ditë para fillimit të lojërave olimpike në Londër.Ndërsa shtypi i huaj i dedikon shkrime të ndryshme këtyre aktiviteteve sportive, nga ana tjetër personat e ulur në divan duke parë atletët e vrullshëm që lëvizin, harrojnë të kryejnë minimumin e aktivitetit të përditshëm fizik.
Sipas ekspertëve mjaftojnë edhe 30 minuta në ditë, të paktën gjatë 5 ditëve të javës, që mund të konsumohen duke bërë pazar, duke shëtitur në kopsht, ose 20 minuta sport tre herë në javë, për të qëndruar të shëndetshëm.Por një pjesë e mirë e njerëzve në mbarë botën nuk kryejnë as minimumin e këtij aktiviteti lëvizës, duke vënë në rrezik jetën e tyre.Të njëjtët shkencëtarë, u përpoqën të bëjnë një projeksion mbi zgjidhjen e problemit: në qoftë se niveli i pasivitetit ulet me të paktën 10 për qind, shpëtohen jetët e 1 milionë personave në vit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus