Kryesore » 2012 » Prill » 14 » A parandalon Omega-3 shtesë goditjet në zemër?
11:29 PM
A parandalon Omega-3 shtesë goditjet në zemër?
Shumëkush ka parë reklama rreth acideve yndyrorë Omega-3. Por a e ndihmojnë ato shëndetin e zemrës? Prej kohësh, shkencëtarët kanë besuar se Omega-3 që gjendet në peshk është e mirë për shëndetin kardio-vaskular.Por një studim i ri në Archives of Internal Medicine, pas një shqyrtimi të shëndetit të rreth 20 mijë pacientëve të përfshirë në 14 studime të mëparëshme, konstatoi se tek pacientët të cilët kishin pësuar një goditje në zemër – acidet yndyrore Omega-3 në formë tabletash nuk kishin mundur të parandalonin një goditje të dytë. Në fakt, autorët e studimit vunë re se këta pacientë nuk kishin pasur asnjë lloj përfitimi nga Omega -3 shtesë.Megjithatë, ekspertët vazhdojnë të rekomandojnë një dietë të pasur me Omega-3 duke ngrënë peshk të paktën 2 herë në javë, si për popullatën e përgjithëshme edhe për personat me sëmundje kardio-vaskulare.Një dietë e tillë ofron acide yndyrore Omega-3 dhe gjithashtu mund të zëvendësojë burimet me proteina më pak të shëndetëshme, si ato që përmban mishi i kuq.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus