Kryesore » 2011 » Shtator » 9 » A ndikon kafja ne zgjimin e mengjesit?
4:11 PM
A ndikon kafja ne zgjimin e mengjesit?
Per shume njerez eshte e pakuptueshme qe pasi te jesh ngritur ne mengjes, te neglizhosh filxhanin e zakonshem te kafes.Kerkues te University of East London kane arritur ne nje perfundim sa interesant, po aq edhe te papritur. Pirja e kafese si substance nuk ka asnje ndikim te dukshem ne zgjimin dhe pergjithesisht tonifikimin e njeriut. I gjithe efekti, ne fakt i detyrohet vetem idese qe krijon te pirit e kafes, dhe te konceptuarit te saj si nje element qe ndikon drejtpersedrejti ne zgjimin dhe performancen tone te mengjezit vecanerisht.
Per te arritu ne kete perfundim, ata analizuan sjelljen e 88 personave te mesuar me pirjen e kafes si dhe me mendimin se ajo te ndihmon per riaktivizimin ne mengjez. Te gjithe ketyre personave ju dha cdo mengjez te pine kafe te dekafeinuar. Me fjale te tjera te gjithe keta persona me moshe 18 deri 47 vjec, per gjate gjithe kohes se eksperimentit kane pire kafe falso. Monitorimi i parametrave te humorit dhe kapaciteteve ne terma mendore, gjate gjithe eksperimentit treguan se ato permiresoheshin me pirjen e "kafese".
Perfundimisht, kerkuesit arriten ne perfundimin se efekti i kafese, me shume se sa kafeines qe gjendet ne te, i detyrohet mendjes se atij qe eshte duke e konsumuar dhe qe eshte i bindur se kafja te freskon trurin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus