Kryesore » 2012 » Dhjetor » 6 » A ekziston gripi mashkullor dhe ai femëror?
4:39 PM
A ekziston gripi mashkullor dhe ai femëror?
Femrat shpesh i akuzojnë meshkujt që e teprojnë me reaksionet e tyre kur kanë grip. Por hulumtimi i ri ka treguar që femrat janë ato që janë më të prira për të pranuar që ndjehen të pafuqishme për shkak të ftohjes, se sa meshkujt.Hulumtimi i Shkollës londineze për higjienë dhe medicinë tropikale ka treguar që femrat, të cilat edhe janë më të ekspozuara ndaj gripit, në 16 për qind të rasteve e pranojnë që janë të sëmura dhe që ndjehen dobët. Femrat janë më të ndjeshme ndaj gripit sepse kalojnë më shumë kohë me fëmijët se sa meshkujt.
"Femrat sëmuren më shpesh nëse kanë fëmijë më të rinj se 18 vjeç”, tha udhëheqësja e projektit, dr. Alma Adler. Është dëshmuar edhe që ata që kanë fëmijët të vegjël sëmuren nga gripi 14 për qind më shumë se ata që nuk kanë.

Hulumtuesit të cilët janë marrë edhe me çështjen se a ekziston gripi mashkullor. Arsye për këtë është që meshkujt shpesh e kalojnë gripin në këmbë dhe duke mos u ankuar, ndërsa mendohet madje edhe që kanë simptoma të ndryshme nga femrat.

"Secili virus është ndryshe dhe varet se sa është i mundimshëm për organizmin. Kurrë nuk e dimë saktë se si do të ndikojë në njerëz. Viruset ndikojnë ndryshe në meshkuj, femra dhe fëmijë”, tha dr. Douglas Fleming.

Hulumtuesit pohojnë që nuk ka dëshmi shkencore që meshkujt dhe femrat kanë simptoma të ndryshme kur sëmuren nga gripi, por që kjo mund të shpjegohet me sjelljen e ndryshme gjatë sëmurjes së dy gjinive.

"E dimë që femrat reagojnë ndryshe ndaj infeksioneve. Ato janë më të ndjeshme ndaj shëndetit të tyre. Meshkujt dëshirojnë të krekosen rreth e rrotull. Por kur janë të sëmurë ata mendojnë që do të vdesin, shtrihen në krevat dhe presin që femrat të kujdesen për ta”, pohojnë hulumtuesit nga Oxfordi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus