Kryesore » 2011 » Tetor » 5 » A duhet te frikesohemi nga menopauza?
7:15 PM
A duhet te frikesohemi nga menopauza?
Menopauza nenkupton nderprerjen e ciklit menstrual. Normalisht fillon mes moshes 45-55 vjec, por mund te filloje edhe me heret se 45 vjec apo edhe pas moshes 55 vjece. Megjithate, me fillimin e menopauzes nuk do thote se fillojne vitet e pleqerise.Simptomat e menopauzes mund te fillojne shume shpejte, te zgjasin disa muaj apo edhe vite. Simptomat jane te ndryshme, disa femra e perballojne me lehte per te tjera ky eshte nje perjetim shume traumatik.Ndryshimet hormonale ne menopauzeFemrat lindim me dy vezore, secila prej tyre permban miliona veze. Aktiviteti i vezoreve kontrollohet me hormonet te cilat prodhohen nga truri. Vezoret aktivizohen ne pubertet kur edhe fillon cikli menstrual dhe ovulacioni, d.m.th. fillojne te lirojne veze gjate cdo muaji. Aktiviteti i punes se vezoreve ndalet ne menopauze.
Ne kete periudhe vezoret prodhojne sasi shume te vogel te hormoneve sidomos te estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit te cilet jane shkaktare te paraqitjes te shume simptomave ne menopauze.
Ulja e nivelit te hormonit testosteron shkakton uljen e deshires per marredhenie seksuale, derisa hormoni estrogjen ende prodhohet ne organizem edhe pas menopauzes, por ne sasi te vogel. Saktesisht nuk e dime si vjen deri te menopauza.

Femijet e lindur te nenat pas moshes 35 vjece rrezikohen per lindje me Down sindrome. Rreziku i shendetit te gruas shtatzene shtohet me moshe. Prandaj, evolucioni e ka krijuar nje mekanizem gjenetik qe menopauza te parandaloje lindjen e femijeve me te meta.

Mosha mesatare e fillimit te menopauzes eshte 50 vjece. Edhe natyra ben gabime, keshtu edhe menopauza ndonjehere fillon para se femra te jete gati per kete.

Si ta dime qe po fillon menopauza?

Eshte shume veshtire ta dime kete me saktesi. Cikli menstrual ndoshta vec sa ka filluar te crregullohet dhe vetem disa simptoma jane paraqitur. Edhe vec keto rregullime mund te jene shenje e fillimit te menopauzes.

Lista e simptomave te menopauzes eshte shume e gjate. Mund te paraqiten vetem disa prej tyre, apo mund te paraqiten qe te gjitha. Keto jane: periudha e nxehtesise dhe djersitjes gjate nates, thatesia e vagjines, lodhja, depresioni, pagjumesia, te frikesuarit, ndjenja e pasigurise, ulja e vetebesimit, humbja e deshires per jeten seksuale, cikli jo i rregullt, gjakderdhja shume e madhe, infeksionet urinare, shtimi ne peshe, dhimbjet e nyjeve, harresa dhe ndjenja e te qenit joatraktive. Ndryshimi i disponimit ne menopauze eshte shume i shpeshte.

Nxehtesia e shpeshte trupore eshte simptoma me e shpeshte e menopauzes. Kjo paraqitet me skuqje te fytyres dhe pjeses se siperme te trupit dhe zgjate disa minuta, dhe po ashtu percillet edhe me djersitje. Keto simptome mund te fillojne edhe para ndaljes se plote te ciklit menstrual.

Vagines i duhet estrogjeni qe te jete fleksible, e lagur dhe e pranueshme per marredhenie seksuale. Me zvogelimin e estrogjenit vagjina mbetet e thate dhe marredhenia seksuale mund te behet jo e pershtatshme dhe me dhimbje. Prandaj gruas ne menopauze i nevojitet lubrifikanti ose kremi qe t’i ndihmoje ne thatesi te vagjines. Kjo ne vecanti te ato femra te cilat pauzojne per arsye te ndryshme ne marredhenie seksuale.

Qelizat e uretres (nje kanal neper te cilin urina zbrazet nga meshikeza e urines jashte) gjithashtu jane te varura nga estrogjeni; ato e humbin elasticitetin gjate menopauzes. Prandaj grate ne menopauze kane probleme me mospermbajtje dhe ndjejne qe kane nevoje per urinim me te shpeshte.

Osteoporoza eshte nje semundje e eshtrave e cila fillon me moshe, por te grate ne menopauze eshte me e shpeshte per arsye te zvogelimit te nivelit te estrogjenit. Paraqitet me shpesh te femrat te cilat jane me te dobeta ne peshe, ato qe e konsumojne duhanin dhe te ato te cilat nuk merren me aktivitet fizik.

Cikli menstrual

Menopauza definohet gjendja kur cikli mestrual nderpritet per nje periudhe prej 12 muajve. Cikli menstrual nderpritet ne menyra te ndryshme ashtu si edhe fillon. Mund te ndodhe te nderpritet papritmas dhe pergjithmone por mund te ndodhe qe cikli te jete me i shpeshte apo me i rralle, ose mund te jete me i lehte apo me gjakderdhje me te madhe. Te disa gra cikli nderpritet nje kohe por mund te shfaqet serish.

Ne rastet kur gjakderdhja eshte e shumte, kjo mund te jete shenje e menopauzes por gjithashtu mund te kete edhe ndonje arsye tjeter qe duhet te hulumtohet dhe te zbulohet.

Pergatitja per menopauze

Menopauza eshte nje gjendje per te cilen duhet te pergatiten grate. Informimi i mehershem per simptomat eshte me rendesi te madhe. Dieta, relaksimi, ushtrimet dhe mospirrja e duhanit ndihmojne shume ne trajtimin e menopauzes.

Trajtimi

Nje shprese e madhe per trajtimin e menopauzes eshte terapia hormonale zevendesuese. Por si cdo revolucion ne medicine, edhe ne kete trajtim ka dicka jo te sigurt. Ka opinione te ndryshme per perparesite dhe rreziqet potenciale per terapine hormonale zevendesuese.

Femrat gjate marrjes se terapise mund te kene efekte anesore si: shtimi ne peshe,cikli menstrual me me shume gjakderdhje, ndjeshmeria e gjinjve, brengosja per kancer te mitres dhe gjirit.

Per te parandaluar osteoporozen eshte me rendesi qe te ushqehemi mire, ushqimi i pasur me kalcium, te bejme gjume te mire dhe te bejme sa me shume aktivitet fizik. Per te njejtin qellim, rekomandohet edhe marrja e kalciumit plotesues gjate gjithe jetes e sidomos gjate menopauzes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus