Kryesore » 2012 » Maj » 26 » 8 ushqimet më të mira për një mashkull
0:57 AM
8 ushqimet më të mira për një mashkull
Njeriu, për të jetuar, ka nevojë për energji dhe ku mund ta gjejë atë? Thjesht, tek ushqimi. Ndërkaq, një dietë e ekuilibruar, jo vetëm ndihmon për të mbajtur peshën nën kontroll, por gjithashtu mund të ndihmojë edhe në krijimin e zhbalancimeve në drejtim të muskujve dhe jetës seksuale. Më poshtë është një listë e dhjetë ushqimeve më të mira që një mashkull s’duhet ti heqë kurrë nga tryeza...
Mishi i kuq

Eshtë i pasur me proteina dhe është burimi më i mirë i leucinën, mbështet Leslie Bonci, MPH, RD, një amino- acid që ndihmon ndërtimin e muskujve.

Çokollata

Eshtë një ushqim i vërtetë terapeutik, zgjidhni atë në versionin e errët, me më pak kalori. Monitoron presionin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e trombozës, rivitalizon gjithashtu edhe muret e enëve të gjakut.
Midhjet

Të pasura me acide yndyrore omega 3, të ashtuquajturat yndyrnat e mira. Shpëtojnë zemrën dhe arteriet, e janë gjithashtu të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për muskujt dhe sistemin riprodhues. Disa studime e kanë lidhur mangësinë e zinkut me cilësinë e dobët të spermës dhe shterpësinë.

Peshku me vaj

I tillë si salmoni, sardelet etj, janë janë të pasura gjithashtu me acide yndyrore omega-3, esenciale dhe thelbësore për funksionimin e duhur të trupit. Ata janë të njohur më së shumti për të qenë mbrojtës të zemrës. Dy herë në javë.

Xhenxhefil

Së bashku me qershitë, janë një anti-inflamator i përsosur. Studimet tregojnë se ata që rregullisht konsumojnë xhenxhefil mund të zvogëlojnë dhimbjen e shkaktuar nga dëmtime të muskujve që lidhen me stërvitjet.

Domate

Eshtë një burim i pasur i vitaminave A dhe C. Konsumi i lartë i tyre, rrit sistemin imunitar, lufton radikalet e lira dhe mbron kundër dëmit nga tymi. Kaloritë janë shumë pak: në 100 g, vetëm 20.

Qumësht dhe kos

Ky është një tjetër burim i leucinës, një amino-acid thelbësore për ndërtimin e muskujve në masë. Të pasur me proteina dhe kalium, janë të shëndetshëm për zorrët.

Banane

E pasur me kalium, një tjetër lëndë e parë për kontraktimin e muskujve dhe në shëndetin e kockave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus