7 arra në ditë për të qënë gjithmonë të shëndetshëm dhe të rinjë - 18 February 2012 - SHËNDËTESI

Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » 7 arra në ditë për të qënë gjithmonë të shëndetshëm dhe të rinjë
12:40 PM
7 arra në ditë për të qënë gjithmonë të shëndetshëm dhe të rinjë
Një grusht arra përmbajnë gati dy herë më shumë antioksidues sesa çdo pemë tjetër me gëzhojë, por ekspertët thonë se njerëzit nuk hanë mjaft pemë të këtilla. Arrat kanë dy herë më shumë antioksidues të quajtur polifenole, krahasuar me të gjitha llojet tjera të pemëve me gëzhojë. Për këtë shkak, arrat ndihmojnë organizmin tonë në luftë kundër radikaleve të lira, të cilat nga ana e tyre ndikojnë në plakjen e organizmit dhe shkaktojnë sëmundje të shumta, tregon një studim i bërë në Universitetin e Pensilvanisë. Pemët tjera me gëzhojë sikur që janë bajamet, kikirikët, fëstëkët, lajthitë dhe arrat indiane po ashtu janë të pasura me thartira yndyrore të pangopura, me vitamina dhe proteina, por shkencëtarët tërheqin vërejtjen se problemi ka të bëjë me faktin që njerëzit nuk konsumojnë sa duhet kësi pemësh, shkruan Independent. Një grusht arra përmbajnë gati dy herë më shumë antioksidues sesa çdo pemë tjetër me gëzhojë, por ekspertët thonë se njerëzit nuk hanë mjaft pemë të këtilla. Ne sugjerojmë që njerëzit të hanë shtatë arra në ditë  thotë udhëheqësi i studimit Joe Vinson. Studimet e mëparshme kanë treguar se ngrënia e arrave zvogëlon shenjat e pleqërisë, si dhe na mbron nga sëmundjet e zemrës dhe disa llojeve të kancerit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus