Kryesore » 2012 » Shkurt » 7 » 4 ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë dimrit
10:49 AM
4 ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë dimrit
Muajt e ftohtë padyshim e bëjnë zgjedhjen e ushqimeve të dobishme më të vështirë. Të paktën në disa raste. Është e vërtetë që disa fruta dhe perime të freskëta në këtë sezon nuk mund t’i gjejmë në treg, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ushqehemi shëndetshëm edhe gjatë dimrit. Ja katër ushqime, të cilat janë shumë popullore tek ne dhe që në njëjtën kohë janë shumë të dobishme për shëndetin. 
1-Lakra turshi 
Vetëm një porcion lakër turshi siguron sasinë e nevojshme të vitaminës C për një ditë. Lakra gjithashtu është e pasur me vitamina që i përkasin grupit B (ndihmojnë në funksionimit të sistemit nervor, gjumit të shëndetshëm dhe gjendjes së mirë shpirtërore), vitaminë PP (e nevojshme për lëkurë të pastër dhe elastike) dhe vitaminë U (mbrojtësi bazë i stomakut dhe gastritit). 
2-Kosi 
Kosi ndihmon në përpunimin e ushqimit dhe përthithjen e vitaminave, përmirëson imunitetin dhe ndihmon organizmin nga infeksionet. 
3-Patatet 
Nëse iu ngrijnë shumë duart duhet të hani patate. Ato përmbajnë shumë kalium i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut. 
4-Hudhra 
Hudhra është e pasur me përbërës që ndihmojnë organizmin të përballojë më lehtë viruset dhe bakteret e dëmshme
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus