Kryesore » 2012 » Janar » 24 » 12 këshilla për të humbur kilet
3:04 AM
12 këshilla për të humbur kilet
Festat vijnë dhe ikin dhe lënë mbrapa shumicën prej nesh mbi një peshore duke vënë duart në kokë. Dhe pastaj vijon shprehja më e përdorur në janar: "Do të filloj urgjentisht dietën!” Në fakt, ky mendim është hapi i parë drejt zgjidhjes, por nuk thonë kot se nga e thëna në të bërë qëndron në mes një mal i tërë! Dietologia klinike, Blerina Bombaj, jep këshilla se si duhet të humbasim kilet në mënyrë të shëndetshme pa u sforcuar me dieta të cilat nuk rekomandohen.

12 ndryshime të vogla për rezultate të mëdha…

1. Mos bini pre e dietave – greva urie!

Trupi ka të drejtë të ushqehet dhe madje të ushqehet mirë dhe të përmbushë ndjesinë e të qenët i ngopur. Sa më shumë të uritur ta lini, aq më kalorike do të jenë ushqimet për të cilat ai do të japë thirrje të parezistueshme!

2. Filloni ditën me një mëngjes të plotë.

Psh: një fritate (omlete e pjekur në furrë) me zarzavate të ndryshme do të ishte një zgjedhje shumë e mirë. Shumë persona më thonë "unë po hëngra mëngjes, më hahet gjithë ditën!” Po kjo është gjëja më normale! A e dini se të rrish gjithë ditën pa ngrënë dhe të hash në darkë çfarë të dalë përpara është një nga shkaqet kryesore të shtimit në peshë?

3

. Mos lini më shumë se 3 orë stomakun pa ngrënë.

Merrni me vetë mini-sanduiçë, fruta, krakera, kokoshka të bërë vetë ose kos pa yndyrë (dhe pa fruta, pasi ka sheqer të panevojshëm)

4. Vendosni të konsumoni 2 sallata të bollshme

Konsumoni një sallatë në drekë dhe një në darkë dhe hajeni në fillim. Sallata duhet të ketë të paktën 2 lloje zarzavatesh, ku njeri lloj të jetë patjetër zarzavat me ngjyrë jeshile të thellë, si spinaqi ose pazi-ja dhe lloji tjetër të jetë një ngjyrë tjetër, sipas preferencës tuaj. Zgjidhni vaj ulliri cilësor për të spërkatur zarzavatet. Dy lugë të mëdha vaj ulliri mjaftojnë për një sallatë për dy persona

5. Jepini rëndësi vendosjes së shpeshtë të peshkut në menunë tuaj.

Tre – katër herë në jave do të ishte ideale. Kocë, levrek, sardele, ngjala, salmon dhe ton në kenservë uji mund të përbëjnë disa nga zgjedhjet tuaja duke i dhënë larmi njëkohësisht gatimeve.

6. Vendosni frutat e thata dhe farat në mbasditet tuaja.

Nëse e keni më të lehtë mund t’i vendosni në sallatat tuaja së bashku me disa feta të holla avokadoje. Të gjitha këto së bashku me vajin e ullirit në sasi të vogël (30-40gr/ditë) ofrojnë yndyrna të cilat ndihmojnë djegien

7. Nëse hani jashtë,

ndajini racionet me dikë tjetër!

8. Pini mjaftueshëm ujë

Konsumoni 1,5 litër ujë /ditë për femrat dhe 2L/ditë për meshkujt.

9. Çaji jeshil është një antioksidant shumë i fuqishëm

Këtë çaj mund ta preferoni disa herë në ditë, por pa sheqer. Evitoni në mënyrë absolute pijet e gazuara (përjashtuar ujin e gazuar) dhe lëngjet e gatshme pasi përmbajnë sasi të mëdha sheqeri

10. Evitoni për pak kohë alkoolin

Sidomos nëse e keni tepruar gjatë festave, tregohuni të kujdesshëm. Jepini mundësi mëlçisë të rigjenerohet. Evitoni sheqerin dhe ushqimet e gatshme.

11. Lëvizni, lëvizni, lëvizni….

30 minuta ecje të shpejtë në ditë rezulton në 0,5kg më pak brenda muajit!

12. Hani me kafshata të vogla

Kjo është këshilla më e rëndësisshmë. Hani ngadalë, bluajeni sa më mirë ushqimin dhe mos kryeni aktivitete të tjera gjatë ngrënies, si psh puna në kompjuter ose biseda në telefon etj. Përqendrohuni te e ngrëna në mënyrë që të kontrolloni veten.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus